Arbër Mazniku: Partia Socialiste është forcë e parë dhe forcë qeverisëse. Nga të dhënat që ne kemi rezultati për Partinë Socialiste është shumë herë më i mirë se ai i sondazheve. Qytetarët e kanë shprehur vullnetin e tyre dhe tani duhet të përqëndrohemi tek procesi i numërimit.

Ne jemi të bindur se Partia Socialiste do të ketë një fitore të madhe. Në Tiranë ka një pjesëmarrje më të lartë dhe është rjedhojë e sistemit të ri zgjedhor, ku votohet jo vetëm për partinë por edhe për individin duke shkuar përtej logove të partive politike. Kjo është një gjë e mirë pasi është tregues i lidhjes së qytetarëve me të zgjedhurit.

Për sa i përket pjesëmarrjes së ulët në Vlorë, mund të them se gjatë të gjitha zgjedhjeve ka qenë diku te 35 %, dhe ka qenë tipike e tillë gjatë gjithë viteve të fundit. Kjo vjen si pasojë e emigracionit të lartë në këtë zonë.

Unë besoj se lista e Tiranës do të ketë disa thyerje të herësit. Nuk mundem dhe nuk di t’i them me emra. Presim 18-19 mandate.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re