Banorët e zonës “5 majit”, Laprakës dhe Paskuqanit vijojnë qëndresën e tyre duke protestuar kundër prishjes së banesave të tyre në kuadër të ndërtimit të Unzës së Madhe dhe projektit të rindërtimit të banesave sociale.

Banorja Laureta Nikolli ditën e enjte vrapoi drejt hyrjes së Kuvendit për të takuar ish-kryeministrin Sali Berisha i cili i premtoi se do të vazhdojë të qëndrojë në krah të shqetësimit të tyre. Menjëherë pas këtij takimi me Berishën, banorja tha se në shtëpinë e saj ka mbërritur një gjobë e paligjshme nga bashka e Tiranës të cilën ajo e quan si hakmarrje e “shtetit-policor”.

Gjoba? “Kanë ardhur 4 persona, mesa duket inspektorë do të jenë. Kanë ardhur në derë dhe i kanë dhënë babait një letër me gjobë. 12 milionë e 800 mijë ishte gjoba.

Gjoba mos është hakmarrje? Dje erdhi gjoba në 15 shkurt e vendosur në gjobë, janë vendosur data të tjera. Është bërë me qëllim dhe do të bëhet kallëzim ndaj inspektorëve dhe ne do të paraqitemi në gjykatë. Na ka ardhur njoftimi që të lirohet banesa, ata vijnë japin urdhra duke vendosur gjoba politike, ata le të vendosin gjoba. Nëse unë e ndjej veten në dëshpërim do ta djeg vetë shtëpinë. Nëse Adriana Kalaja avokatja më ka thënë që kjo cështje do të zgjidhet ligjërisht dhe unë skam asnjë problem. Banesa na takon me ligj por edhe toka. Qëllimi është për ta cuar cëshjten në Stasburg”, tha Laureta Nikolli, banorja e kësaj zone.

“Ne po bëjmë protestë cdo ditë por ne nuk duam luftë me policinë. Ne do të mundohemi të qëndrohemi tek toka deri në vdekje. Kur ndërtuesi vjen ndërton tek shtëpia ime atëherë ka punë me mua”, u shpreh një tjetër banor.

“Është polici e dhunshme dhe shtet policor. Për të prishur 2 shtëpia vijnë 600 forca policie. Unë isha i pari që rezistova më morën zvarrë, kryetari i bashkisë gënjen sepse asnjë nuk ka firmosur dhe ne nuk jemi pakicë. Më datën 22 ne do të jemi me mbrojtje edhe me dhunë dhe do tambrojmë me gjak atë pronë të më prishin pa marrëveshje reale, ne nuk lejojmë të prishen shtëpitë. Policia ta dijë shumë mirë që më datë 22 të mbrojnë banorët”, tha banori.

Gjoba ne shtepine e Laureta Nikollit

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re