Skip to content

Vijon protesta para Kuvendit, opozita në sallë nuk lëshon foltoren / Mazhoranca voton pa debat rendin e ditës. Hodhi ujë drejt Ramës, përjashtohet Bardhi

llll 2

Teksa opozita ka bllokuar foltoren për të mos lejuar diskutimet në Kuvend për rendin e ditës, mazhoranca ka votuar pa debat rendin e ditës.
Njëkohësisht jashtë Parlamentit po mbahet protesta, e cila vijon që prej orëve të para të mëngjesit. Më herët, teksa në sallë është i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama u votua propozimi i kreut të Grupit të PS Taulant Balla për votim pa debat të rendot të ditës.

Kjo shkaktoi tensionim dhe oppzita po proteston prej disa minutash duke goditur me shuplakë podiumin.
Kjo seancë u shoqërua me shumë ndërprerje si shkak i debateve të forta.
Në kulmin e këtyre tensioneve Peleshi ka përjashtuar nga seanca kreun e Grupit të PD, Gazment Bardhi pasi hodhi ujë në drejtim të kryeministrit Edi Rama teksa ai po votonte me karton.