Banorët e fshatit Mengel në Elbasan vijuan edhe këtë të mërkurë protestat për hapjen e shkollës. Ata kundërshtojnë vendimin për ti çuar fëmijët në shkollën e qytetit pasi mësimi zhvillohet pasdite.
Prindërit kanë deklaruar se nëse nuk hapet shkolla e tyre, do ti lënë fëmijët pa mësim. Ata thonë se nëse nuk do të merret masa, do te shkojnë drejt grevës se urisë. Protestuesit kanë bllokuar për disa minuta edhe rrugën nacionale Elbasan-Librazhd.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re