Skip to content

Vijon protesta përpara kryeministrisë, tension mes protestuesve dhe policëve

Protestuesit vijojnë të qëndrojnë përpara ambienteve të kryeministrisë duke protestuar, pas vrasjes së Klodian Rashës nga një efektiv policie.

Situata është tensionuar mes protestuesve dhe policëve. Disa dhjetëra prej tyre janë dyndur pas dyreve të kryeministrisë, duke qëndruar aty.

Nën thirrjet “Unë jam Klodiani” dhe “Duam drejtësi”, të rinjtë kërkojnë zbardhjen e ngjarjes, madje dhe dorëheqjen e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Ardi Veliu dhe ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.

Gjatë protestës ka patur edhe tension dhe përplasje të protestuesve me policinë, të cilët kanë goditur edhe godinën e ministrisë së Brendshme. Ata kërkojnë që autoritetet të mbajnë përgjegjësi për vrasjen e 25 vjeçarit.

Protesta ka qenë e thirrur në rrjetet sociale, kryesisht nga të rinjtë dhe nuk ka patur organizim politik.

Gjatë protestës janë lënduar protestues, efektivë të policisë dhe një gazetar.