Skip to content

Vijon puna për izolimin e vatrës së zjarrit në Panahor të Mallakastrës/ Forca të shumta zjarrfikësish dhe FA në zonë, pritet ndërhyrja nga ajri

zjarri 1

Vijon puna për izolimin e vatrës së zjarrit në Panahor, ndërsa në terren po angazhohen forca të shumta për të bërë të mundur vënien nën kontroll të flakëve.
Aktualisht në operacion po marrin pjesë 40 trupa të Forcave të Armatosura, 4 mjete zjarrfikëse, 25 efektivë të MZSH-së dhe 30 forca bashkiake.

Në zonën e zjarrit po vijon puna për izolimin e vatrave dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të flakëve.

Ndërkohë, nga momenti në moment pritet të nisë edhe operacioni nga ajri, i cili synon të ndihmojë në shuarjen e vatrave të zjarrit dhe vënien nën kontroll të situatës.