Skip to content

Vijon puna për ndërtimin e Markatës së re të Fruta-Perimeve në Lushnje, Balla: Fermerët do të kenë ku të tregtojnë produktet e tyre

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Fierit Taulant Balla së bashku me kryetaren e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa dhe deputetin Bujar Çela pa nga afër ecurinë e punimeve që po kryhen për ndërtimin e Markatës së re të Fruta-Perimeve në Lushnje.

 

Balla në fjalën e tij u shpreh se ky investim është shumë i rëndësishëm pasi u vjen në ndihmë fermerëve, të cilët tashmë do të kenë ku të tregtojnë produktet e tyre brenda të gjitha standardeve të nevojshme.

 

“Markata e re e fruta-perimeve është një investim i rëndësishëm për zonën, pasi fermerët e Lushnjes do t’i tregtojnë prodhimet e tyre bujqësore në mjedise moderne dhe brenda të gjitha kushteve të nevojshme”, u shpreh Balla.

 

Gjithashtu Balla u shpreh se markata e re do të ketë 90 njësi shërbimi në funksion të tregtarëve që shesin fruta perime si dhe tha se krijimi i hapësirave të gjelbërta përreth është domosdoshmëri.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë