Vijon revolta e qytetarëve, teksa marshojnë në rrugët e Tiranës.
Protestuesit thërrasin në kor “Shqipëria kërkon revolucion”.
Me flamuj kombëtarë dhe me flamingo në duar, qytetarët vazhdojnë që të kenë një kërkesë kryesore: largimin e kryeministrit Edi Rama.
Protestuesit shprehen se qeveria e Ramës është e mbushur me skandale dhe se gjendja ekonomike në vend është e rëndë. Ata theksojnë se me Ramën kryeministër, Shqipëria nuk mund të jetë pjesë e BE-së.
