Vijon rritja e rasteve të reja me Covid në vendin tonë.
Në raportimin ditor të rasteve Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se si pasojë e Covid-19 kanë ndërruar jetë 15 qytetarë. Ndërsa, nga 4,625 testime të kryera janë konfirmuar pozitive për koronavirusin 594 raste të reja.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:
Janë kryer 4,625 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 594 qytetarë, në këto bashki:211 qytetarë në Tiranë, 44 qytetarë Shkodër, 33 në Vlorë, 29 në Sarandë, 27 në Elbasan, 26 në Durrës, 25 në Fier, 16 në Lushnje, 15 në Kukës, 14 në Gjirokastër, 12 në Berat, 11 në Lezhë, 10 në Vorë, Gramsh, 7 në Malësi e Madhe, Kurbin, Krujë, Kamëz, Mallakastër, Dimal, 6 në Devoll, 5 në Memaliaj, 4 në Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Kavajë, Divjakë, Himarë, Pogradec, Skarapar, 3 në Has, Mirditë, Dibër, Korçë, 2 në Konispol, Këlcyrë, Tepelenë, Kuçovë, Poliçan, Librazhd, 1 në Tropojë, Patos, Delvinë, Përmet, Kolonjë, Cërrik.Janë 10436 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 177 pacientë, nga të cilët 25 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 pesëmbëdhjetë qytetarë: 7 qytetarë nga Tirana të moshave 64-88 vjeç, 2 qytetarë nga Kavaja të moshave 71 dhe 85 vjeç, 2 qytetarë nga Berati 72 dhe 80 vjeç, 1 qytetar nga Fieri 59 vjeç, 1 qytetar nga Durrësi 67 vjeç, 1 qytetar nga Kurbini 74 vjeç dhe 1 qytetare 80 vjeç nga Vlora. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.Janë shëruar 984 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 155,678 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (28 Shtator 2021)
Raste të reja ditore 594Të shëruar në 24 orë 984Të shtruar në spitale 177Humbje jete në 24 orë 15Testime ditore 2183
Testime totale 1,193,944Raste pozitive 168,782Raste të shëruara 155,678Raste Aktive 10436Humbje jete 2,668
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 4,721Fier 975Durrës 996Shkodër 911Vlorë 584Elbasan 535Lezhë 408Berat 398Korçë 266Kukës 248Gjirokastër 204Dibër 190