Skip to content

Vijon seanca për Veliajn, Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Begajt

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Presidentit për të shpallur moskompetencë për shqyrtimin e dekretit për shpalljen e zgjedhjeve.

Kryesuesja e seancës, Holta Zaçaj pasi dëgjoi parashtrimet e palëve për këtë çështje njoftoi tërheqjen e trupës gjykuese për të marrë një vendim dhe më pas vendosi rrëzimin e kërkesës.

Çështja e juridiksionit të gjykatës, është e lidhur me themelin e marrëveshjes. Kërkesa juaj nuk pranohet. Gjykata sjell në vëmendje se vendimi që ju kundërshtoni, është marrë gjatë fazës së gjykimit paraprak. Subjektet nuk janë përcaktuar ende ndaj dhe nuk mund të pranohet kërkesa juaj”, tha Zaçaj.

“Anuloni vendimin për përfshirjen e dekretit në lëndën e këtij shqyrtimi. Ne kërkojmë të na krijoni mundësinë të shpalosim argumentat tona për mos legjitimimin e kërkuesit për kundërshtimin e dekretit, përpara se të nisni seancën”, do të shpreheshin më herët përfaqësuesit ligjorë të Presidencës.