Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës po vazhdon trajtimi i pacientëve të prekur nga COVID-19.

Aktualisht në këtë spital janë të shtrirë 220 pacientë, prej tyre 189 janë në oksigjenoterapi.

Sipas njoftimit nga ky spital nëntë pacientë të tjerë janë në CPAP, 50 pacientë janë në gjendje të rëndë.

Janë pranuar 12 pacientë dhe një është i shëruar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re