Situata në Fier vazhdon të jetë e vështirë, për shkak të flakëve që kanë pushtuar pyjet. Madje, pasditen e kësaj të marte është djegur dhe një banesë në fshatin Kraps.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me NewsLine, gazetarja Valbona Davidhi zbuloi se gjithçka vijon të jetë alarmante, pasi temperaturat po arrijnë në 39 gradë C. Sipas saj, një helikopter mbërriti më herët për të transportuar ujë në vatrat e zjarrit.

“Situata është e vështirë, siç kam mundur të përcjellë nga drejtuesi i shërbimit të zjarrfikëses në Fier, Zija Hyka, në një telefonatë që kam pasur pak më parë. Është një situatë alarmi dhe për vetë forcat zjarrfikëse, pasi kemi të bëjmë me temperatura të larta, në këto momente që ne flasim arrijnë në 39 gradë C. Kemi erë të fortë gjithashtu. Kemi përhapjen e flakëve, në terrene të shumta.

Përpara një ore ka mbërritur një helikopter i cili ka filluar të transportojë ujë në vatrat kryesore këtu në pyllin e Krasit. Gjithashtu dhe duke menduar dhe ekipet e tjera të zjarrfikësve këtu në Fier”, njoftoi Davidhi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re