Skip to content

Vijon zjarri në Abazaj të Krujës/ Angazhohen dy helikopterë për shuarjen e flakëve

zjarrit

Vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në zonën e Abazajt të Krujës, ku flakët janë përhapur gjatë orëve të fundit.

Për shuarjen e zjarrit, mëngjesin e sotëm janë angazhuar dy helikopterë, të cilët po ndërhyjnë nga ajri, ndërsa në terren vijojnë operacionet e forcave të angazhuara me mjete rrethanore.

Situata po monitorohet nga autoritetet, ndërsa puna vijon për izolimin dhe shuarjen e plotë të flakëve.