Skip to content

Viktima, biznesmen në fushën e mobilierisë! U qëllua me pistoletë, sekuestrohen kamerat në zonë, mund të kenë fiksuar momentin e atentatit

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen e rëndë kriminale në Tiranë, ku biznesmeni Bujar Nasufi u vra me armë zjarri.

Makina e viktimës, Bujar Nasufi

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:40, tek “Pallati me Shigjeta” në rrugën “Myrte Zeneli”, kur persona që lëviznin me motor, kanë qëlluar në drejtim të Nasufit duke e lënë të vrarë në vend.

Mësohet se ai u qëllua me armë zjarri të llojit pistoletë, me gjashtë plumba. Autori dyshohet se e ka monitoruar dhe e ka qëlluar sapo ka ndaluar pranë banesës dhe biznesit të tij.

Deri më tani janë sekuestruar disa kamera në zonë, të cilët dyshohet se mund të kenë fiksuar momentin e atentatit apo lëvizjet e autorit.

“”