Një aksident tragjik u regjistrua sot në në fshatin Kafaraj ku një motor me drejtues shtetasin Hektor Mustafaj përplasi për vdekje 67-vjeçarin Qerim Troka, që ishte duke ecur në rrugë.

Përplasja ka qënë tragjike për burrin i cili do të ndërronte jetë ndërsa ambulanca sipas dëshmitarëve prej më shumë se një ore nuk ka mberritur në vendin e ngjarjes.

“U bë një orë që nuk ka ardhur” edhe tani nuk ka ardhur. Turp i botës. Turp më të madh se ky shtet nuk ka. Erdhi mori të plagosurin dhë atë e la aty. Turp në këtë shtet. Ishalla nuk gjej njëri në kërë Shqipëri dhe ta psuhtojë e gjithë bota” ka thënë një banor i zonës.

Ndërkohë Faxnews mëson se ka patur një përplasje mes policisë dhe familjarëve të viktimës pasi prej një orë ai “dergjet” në mes të rrugës.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur edhe shoferi i motorit, që ndodhet në spital.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re