Shënohet viktima e pare nga gripi. Ajo është një e mitur 7 vjeç nga qyteti i Durrësit. Amelia Sheli ka humbur jetën mbrëmjen e se dielës pas nje gjendje te renduar gripale.
 
Sipas shefit te shërbimit te pediatrisë Fatmir Shahini, tha se e mitura mbërriti ne spital me temperature te ulet, 35 e gjysme dhe me pas kaloi ne gjendje kome.
 
Mjeket thonë se behet fjale per nje gjendje te renduar e njohur me termin grip toksik. Kjo sëmundje është forma me e rende qe mund te shkaktohet çdo tip gripi. Kur gjen terren tek njerëzit me imunitet te dobët, gripi toksik merr edhe jete si ne rastin e vajzës 7 vjeçare.
 
Sipas deklarimeve që prindërit e vajzës kanë bërë në spital, bëhet e ditur se vajza prej dy ditësh nuk kishte ngrënë asnjë gjë, ndërsa temperatura kishte filluar t’i binte pak nga pak.
 
Në spitalin e Durrësit, mbërriti një grup ekspertësh nga Ministria e Shëndetësisë për të verifikuar rastin në fjalë. Familja Sheqi banon në lagjen 16 të Durrësit, në të cilën ishte zhvendosur prej pak kohësh. Ndërkohë ne vendin tone qarkullon gripit i tipit B dhe AH1N1. Mjeket infeksioniste thonë se ky grip nuk është ne kulmin e tij.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re