Është konfirmuar viktima e parë nga moti i keq në vend. 76-vjeçarja, Flora Hoxha, e cila vuante nga demenca është gjetur e mbytur në Devoll. Familjarët kishin humbur kontaktet me të që prej mëngjesit të ditës së djeshme. Të moshuarën e mori rrjedha e përroit në fshatin Proger një ditë më parë.

Forcat e Ushtrisë po punojnë për nxjerrjen nga uji të trupit të 76-vjeçares Flora Hoxha, e cila vuan nga demenca.

Ishte djali i të moshuarës së konstatoi se e ëma ishte larguar nga banesa mëngjesin e djeshëm duke ngritur alarmin.

Dyshohej gruaja mund të ishte marrë nga rrjedha e fuqishme e ujit, ndërsa trupi u gjet ditën e sotme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re