Subscribe

Është prezantuar strategjia e re për mbrojtjen e viktimave të krimit, strategji e cila do të shtrihet nga viti 2024 deri në 2030-ën. Ministri Drejtësisë bëri publike detajet e dokumentit qw në fokus do të ketë mbështjetjen juridike falas si dhe masa të tjera të shtuara në mbrojtje të viktimave.

“Masat e parashikuara në Strategji synojnë pikërisht krijimin e një mjedisi miqësor për raportimin e krimit, heqjen e barrierave për raportimin e krimit, shtimin e procedimeve penale, hetime më efektive dhe dënime penale proporcionale me rrezikshmërinë e veprave penale, dhe një sistem që garanton siguri për viktimën. Ky plan lokal është parashikuar si një projekt pilot në bashkinë e Tiranës, si bashkia më e madhe. Duke vëzhguar ecurinë e zbatimit të Strategjisë, do ta shtrijmë më tej edhe në njësitë e tjera vendore”, tha Manja.

Lexo edhe :Related Posts

Ministri i Brendshëm Taulant Balla i cili tha se pasuritë e sekuestruara të botës së krimit, nuk do të shiten më në ankande, por do i kalojnë shtetit, ose do të përdoren për viktimat e dhunës.

“Ne kemi në ministrinë e Brendshme dhe Agjencinë e Administrimit të Pasurive të sekuestruara e Konfiskuara ku kemi vendosur që një pjesë e madhe e pasurive të konfiskuara nga krimi ti kalojnë në interes të viktimave të krimit. Ka pasur një praktikë që pasuritë e sekuestruara merreshin e dilnin në shitje dhe shkonin tek ai që i kishte për fat të keq. Kjo nuk do të ekzistojë më. Agjencia nuk do të shesë më prona të tilla por do i përdorim më së shumti për këto qëllime të vënies në dispozicon të institucioneve shtetërore. Është e papramueshme që institucionet shtetërore që qëndrojnë me qira dhe të shesësh pronat e sekuestruara”, tha Balla.

Trajtimi i viktimave të dhunës do të nisë pas denoncimit te tyre në polici, ku qasja dhe përcjellja e problemit do të bëhet në kohë si dhe do të veprohet menjëherë ndaj dhunuesve.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re