Viktimat e sulmit në Las Vegas kanë ngritur padi në Gjykatën e Lartë  dhe njëra prej prej të paditurave është edhe kompania promovuese Live Nation.
Sulmi në masë i 1 tetorit në festivalin Route 91 Harvest në Las Vegas mori jetën e 59 personave dhe la plotë të tjerë lënduar.
Stephen Paddock shtiu nga kati i 32-të i Hotelit Mandalay Bay, duke shënjestruar fansat e muzikës kantri të pranishëm në festival.
Ndërkaq tani, sic raportohet nga NPR, qindra viktima kanë dërguar padi, duke i akuzuar për neglizhencë promotorët Live Nation – bashkë me MGM Resorts International, si dhe pronarët e Mandalay Bay Hotel.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re