Kryeministri hungarez Viktor Orban, i inkurajuar nga rritja e popullaritetit të partive të krahut të djathtë në Evropë, tha se zgjedhjet për Parlamentin Evropian vitin e ardhshëm duhet të dominohen nga “një temë serioze të përbashkët – emigracion”.

Duke folur përfaqësues të pakicës hungareze në Rumani, Orban tha se partitë e djathta duhet të bashkohen për të “për ta përqëndruar vëmendjen në zgjedhjet evropiane në vitin 2019”, ku si temë kryesore të jetë emigracioni.

“Demokracia e krishterë nuk është liberale … nëse dëshironi, është jo-liberale,” tha Orban.

Kreu hungarez tha se ndryshe nga demokracia liberale, demokracisë e krishterë, të cilën ai e imagjinon në Evropë, refuzon multikulturalizmin dhe imigracionin, është anti-komuniste dhe përfaqësonë vlerat e krishtera.

Orban është një nga kundërshtarët kryesorë të emigracionit në Bashkimin Evropian. Nga kriza e emigrantëve 2015-16, Hungaria ka instaluar gardhe teli në kufi dhe ka miratuar një sërë ligjesh kundër emigrantëve dhe organizatave humanitare për t’i ndihmuar ata.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re