Një skandal seksual i dyshuar po trondit themelet e politikës hungareze, teksa vendi përgatitet për zgjedhjet parlamentare të 12 prillit. Péter Magyar, eurodeputeti që udhëheq partinë opozitare Tisza, ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë së Viktor Orbán, duke pretenduar se po përdoren metoda shantazhi të stilit rus “kompromat” për ta diskredituar atë përpara votimeve.

Magyar njoftoi se qeveria e ka kërcënuar me publikimin e një videoje që e shfaq atë duke kryer marrëdhënie seksuale me një grua, Evelin Vogel, në vitin 2024. Ndonëse videoja nuk është bërë ende publike, Magyar konfirmoi se gazetarët kanë marrë foto të dhomës ku ka ndodhur ngjarja.

Lideri i opozitës pretendon se ka rënë viktimë e një operacioni të mirëfilltë të shërbimeve sekrete, ku u josh qëllimisht për të krijuar material kompromentues dhe ku ishin vendosur substanca që ngjanin me drogë, të cilat ai mohon t’i ketë përdorur.

Ai e ka cilësuar këtë si një operacion të stilit rus, duke iu referuar praktikës së njohur si kompromat – mbledhja e materialeve dëmtuese për të shantazhuar ose asgjësuar politikisht kundërshtarët.

Zgjedhjet e 12 prillit shihen si prova më e vështirë për Orbán në 16 vite, pasi partia e Magyar po kryeson në sondazhe me një platformë anti-korrupsion dhe pro-evropiane.

Nga ana tjetër, qeveria dhe anëtarët e partisë Fidesz i kanë mohuar akuzat, duke e portretizuar Magyar-in si një politikan që tradhton interesat kombëtare.

Megjithatë, në një shoqëri konservatore si ajo hungareze, ky skandal i montuar mund të luajë një rol vendimtar në rezultatin e kutive të votimit. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re