Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka nisur vizitën e tij zyrtare në Shqipëri. Orban është pritur nga kryeministri Edi Rama para Kryeministrisë, ndërsa në nder të tij po mbahet në ceremoni zyrtare.

 

Orban shoqërohet nga ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Peter Szillarto dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Marton Nagy. Pas takimit, dy kryeministrat, do të mbajnë një konferencë të përbashkët për mediat.

 

Ndërkohë, pas Ramës, Orban do të zhvillojë një takim me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikollën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re