Kreu i Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se kanë ndikuar në lirimin nga arresti shtëpiak të ish-drejtoreshës së AKSHI, Mirlinda Karçanaj.
Në një konferencë për shtyp nga selia e blu, Berisha pretendoi se lirimi i saj është bërë “me urdhër politik” dhe se vendimi lidhet me ndikim të drejtpërdrejtë nga qeveria. Ai e cilësoi Karçanajn si “Balluku BIS”, duke pretenduar ekzistencën e lidhjeve të ngushta politike brenda strukturave të qeverisë.
Sipas Berishës, ajo është përfshirë në një skemë të madhe abuzimi me fondet publike nëpërmjet AKSHI-t, duke përmendur pretendime për përvetësim të miliona eurove dhe përdorim të personave të ndryshëm si ndërmjetës.
Ai deklaroi gjithashtu se gjatë hetimeve janë zbuluar pasuri të konsiderueshme në emër të saj, përfshirë vila, apartamente, toka dhe automjete luksoze, ndërsa theksoi se këto janë vetëm hetime paraprake.
“Mirlinda Karçanai, nga ish ministër i PS u nxorr nga arresti shtëpiak. Karçanaj është Balluku Biss dhe shkuar Ballukut.
Rama pasi mbylli çështjen Balluku duke përdorur 83 votat e krimit ia doli nëpërmjet Ilir Pandës, ishin ministrit socialist të nxjerrë nga arresti shtëpiak eksponent kryesor të grupit të strukturuar kriminal, të vlerësuar kështu nga SPAK, vetëm e vetëm se ajo në çdo hap e veprim ka zbatuar urdhrat e kërkesat e Lindës së Surrelit.
Ka qenë në një farë mënyre një kukull në duart e saj dhe ka lejuar që nga ajo agjenci të paktën 600 mln euro të përvetësohen e vidhen në mënyra të ndryshme nga çifti Rama duke përdorur si agjent Armand Frangun, Ergys Agasin dhe Beqirin.
Ky akt është goditja më e rëndë që i jepet sistemit të drejtësisë. Karçanaj një ditë prej ditësh u mor në mbrojtje nga Rama që veç sa nuk derdhte lot për Mirlindën, këtë njeri aq të mirë e të suksesshme që jetonte sipas këtij hajduti gënjeshtar në shtëpi me qira e nuk kishte as makinë. Ndërkohë dosja faktoi se Mirlinda kishte disa vila e apartamente, ullishta e ara, makina luksoze dhe këto janë vetëm hetimet paraprake”, tha ai.
