Igli Tare ka dalë nga ambientet e SPAK, pas gati më shumë se 5 orë e 30 minuta.

Pas daljes së tij nga së tij nga ambientet e SPAK, Tare nuk ka dhënë asnjë deklaratë për mediat, por është larguar i heshtur.

Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) i ka komunikuar zyrtarisht Igli Tares se është vënë nën hetim në kuadër të dosjes “Balluku”.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi më herët për se ish-futbollistit të kombëtares shqiptare të futbollit i është komunikuar akuza për pastrim parash.

Më parë vëllai i tij, Agron Tare ishte thirrur nga prokurorët e posaçëm, por SPAK kishte kërkuar dhe dëshminë e ish-futbollistit të Kombëtares.

Hetimet ndaj Tares po zhvillohen në kuadër të dosjes që lidhet me zëvendëskryeministren Belinda Balluku.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re