Zbardhen detaje të reja në lidhje me operacionin e policisë së Durrësit në Shijak, ku u zbulua një shtëpi bari dhe arsenal armësh.

 

Uniformat blu dhe grupi hetimor kanë dyshime të forta se pas dy vëllezërve krasniqi fshihet një grup i fuqishëm kriminal që operon në këtë zonë.

 

Policia prej muajsh kishte mbajtur në mbikëqyrje vilën, ndërkohë që dyshohet se janë edhe të paktën 6 persona të tjerë të përfshirë në aktivitetin kriminal.

 

Burime bëjnë me dije se janë sekuestruar telefonat e të arrestuarit Fredi Krasniqi për të parë kontaktet e këtij të fundit, ndërsa armët janë dërguar në laborator për ekspertizë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re