Skip to content

Vila më e shtrenjtë në Hawaii (FOTO)

Kush është ai që nuk dëshiron të jetojë në Hawaii? Në fakt të gjithë do të donim të jetonin atje, e sidomos nëse shtëpia e dëshiruar është si kjo në këtë fotogaleri.

Bëhet fjalë për vilën luksoze në ishullin jeshil të Kauai. Ajo është e rrethuar nga një kopësht luksoz, rreth 6 mijë m2, përballë një plazhi të mrekullueshëm privat. Sipas mediave ndërkombëtare, vila është në shitje për 70 milionë dollarë.

Ndërkohë personat që kanë nxjerrë në shitje shtëpinë kanë thënë se, “ajo është e përbërë nga katër ndërtime, dhe secila ka një zonë të ndryshme të shtëpisë”.

“Ka një master suite prej 335 m2, dhe zona të ndryshme jashtë dhe brenda, një sallë studimi, një palestër, një pishinë të mrekullueshme dhe një fermë të vërtetë me pemë kokosi, palma dhe agrume!”, kanë shtuar ata.

01