Gjykata e Tiranës ka lënë në qeli vetëm një prej të arrestuarve në lidhje me shtëpinë e barit të zbuluar pak ditë më parë në Kashar. Bëhet fjalë për Ylli Sulajn, i cili mori përsipër edhe fajin.

Prokuroria e Tiranës kërkoi masën arrest me burg për katër të arrestuarit gjatë operacionit të zhvilluar në Kashar ku kanë zbuluar një “shtëpi bari”, konkretisht për Ylli Sulaj, Luan Sulaj, Shqipe Sulaj, dhe Xhevrie Sulaj, ndërsa për dy punonjës të OSHEE, Lufti Basha dhe Rifat Kuçi, detyrim paraqitje.

Ndërkohë, togat e zeza liruan Xhevrie Sulajn, duke caktuar ndaj saj masën ‘arrest shtëpie’, për vajzën e saj Shqipe Sulaj, ‘detyrim paraqitje’, ndërsa Lufti Basha dhe Rifat Kuçi dhe Luan Sulaj u liruan. Dy punonjësit e OSHEE kanë deklaruar se pasi kanë konstatuar se banesa kishte më shumë 400 kë konsum energjie.

Avokati i të arrestuarve është shprehur se Shqipja dhe Xhevria banojnë në atë banesë por s’kanë pasur dijeni për lëndën narkotike, ndërsa shton se Shqipja punon 16 ore në fasoneri.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re