Pamjet që shihni në videon e mëposhtme i përkasin pasurive që iu sekuestruan Gentian Sharrës në Elbasan, i cili ndodhet pas hekurave, i arrestuar nën akuzën e disa grabitjeve me dhunë që kanë ndodhur në vend.

Gentian Sharra është arrestuar në akuzën e grabitjeve me dhunë (aksion i disa ditëve më parë), ndërkohë që emri i tij doli në skenë pas dëshmisë së dhënë për SPAK nga Nuredin Dumani.

Sharri ka qenë personi që mori me qera servisin ku u modifikua furgoni me mbishkrimin ‘Hetimi Tatimor’, që u përdor në një prej grabitjeve miliona euroshe në aeroportin e Rinasit.

Sharra cilësohet edhe si mik i ngushtë me Talo Çelën të cilët sëbashku akuzohen si autorë të disa ngjarjeve kriminale. Në vitin 2013 ai ka qenë pjesë e grabitjes së ndodhur në banesën e shtetasit Hamit Haxhia. Sharra bashkë me Talo Çelën pretendonin se do grabisnin një shumë prej 200 mijë eurosh, ndërsa në këtë grabitje pjesëmarrës ishte edhe Nuredin Dumani.

Në një tjetër episod ai del në vitin 2011, ku janë grabitur rreth 20 mijë euro. Sipas dëshmisë së Dumanit, Gentian Sharra bashkë me anëtarët e tjerë kanë marrë nga rreth 4-5 mijë euro për person.

Pasuritë e sekuestruara: 

1 vilë luksoze në lagjen Katund i Ri, Elbasan, biznes fason dhe tokë arë;

-Truall dhe ndërtesë, me sipërfaqe 120 m2, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronesi të Gentian Sharra;

-Tokë arë me sipërfaqe 15680 m2 dhe ndërtesë me sipërfaqe 119.8 m2, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronësi të shtetasve Mustafa Sharra dhe Gentian Sharra;

-Tokë arë me sipërfaqe 3533 m2, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronësi të Mustafa Sharra dhe Gentian Sharra;

-Pasuri tokë arë me sipërfaqe 4170 m2, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronësi të Gentian Sharra;

-Pasuri tokë arë me sipërfaqe 4050 m2, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronësi të Mustafa Sharra.

-Pasuri tokë arë me sipërfaqe 3533 m2, truall me sipërfaqe 208.1 m2 dhe ndërtesë, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronësi të Gentian Sharra.

-Pasuri tokë arë me sipërfaqe 394 m2, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronësi të Mustafa Sharra dhe Gentian Sharra.

Gjithashtu janë sekuestruar 4 automjete në pronësi të shtetasit Gentian Sharra dhe të familjareve të tij.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re