Një 28-vjeçar ka humbur jetë pasi ra nga vinçi ku po punonte në pallatin në ndërtim në Shëngjin.

Sipas burimeve, punëtori ka qenë duke ngjitur vinçin, por është shkëputur duke rënë poshtë bashkë me të.

Pallati ku humbi jetën 28-vjeçari ishte në ndërtim, por kati i 9-të dhe i 10-të i godinës po ndërtoheshin pa leje. Ne lidhje me ngjarjen janë shpallur ne kërkim 3 persona, ndërsa vijojnë hetimet.

Gjithshtu nën hetim janë edhe Inspektoriati Vendor i Mbrojtjes se Territorit në Bashkinë Lezhë dhe policia vendore. Sipas Inspektoriatit të punës punonjësi ishte i pasiguruar.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re