
Chelsea po shqyrton mundësinë për të transferuar Vinicius Junior. Klubi londinez është i gatshëm të ofrojë 135 milionë paund për kartonin e sulmuesit brazilian, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Braziliani ka kontratë me Real Madridin deri në verën e vitit 2027, ndërsa për momentin, rinovimi i kontratës nuk konsiderohet prioritet dhe Reali po vlerëson edhe opsionin e shitjes.
Me Real Madridin, Vinicius ka fituar 14 trofe dhe ka shënuar 111 gola në 347 ndeshje.
Paralelisht me planifikimin e merkatos, Chelsea po punon edhe për zëvendësimin e trajnerit Enzo Maresca, me Liam Rosenior si kandidat kryesor.



