Analisti Ilir Demalia i ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta siç e quan ai, ‘kryezonja e Tiranës’, Nonë Rukija ku përmes një postimi në rrjete sociale shkruan “Nënë Rukija, gjithmonë në shërbim të njerëzve në nevojë”.

Demalia në ‘Facebook’ ka kujtuar jetën e saj ku shkruan “Nënë Rukijen e kam përjetuar si Nënën time, në papërtueshmërinë e pritjëve të saj, e shqetësimet për “marritë” tona. Ajo nuk ishte gjë tjetër vetëm se vazhdimësia më dinjitoze e Dervish Hatixhes, Sulltanes, Ramës”.

Sakaq në fund të mesazhit të tij shkruan “Të qoftë rruga e lehtë në amshimin hyjnor Nona jonë Rukjana, siç të thërrisnimin me ëmbëlsi, Ti që nuk u hidhnove kurrë”.

Postimi i plotë:

Sot u largua për në amshim Kryezonja e Tironës Nonë Rukija.

Nonë Rukija, rrjedh nga një familje e nderuar dhe themeluese e qytetit të Tironës. Ajo ishte vajza e tregtarit të njohur Ali Tabaku. Në vitin 1950 me një dasëm që do të mbahej mend gjatë në Tironë,  jo vetëm për emrin e madh dhe kontributun dhe vlerat që kishin familja Skënderi (Skifteri) ku po shkonte vajza e Ali Tabakut, Rukija, por edhe për bukurine dhe simpatikllikun e çiftit, Avdyl Skënderi (Skifteri), në rrugët që kalonte Pajtoni me dhëndërrin dhe nusen ishin mbushur me njerëz dhe hidhnin karafila. Dasëm që  do të mbahej mend gjatë në Tironë dhe tregohej si histori më pas nga Ijet dhe nonat tona tironase. Pra nënë Rukija po hynte nuse në familjen e Dervish Hatixhes. Dervish Hatixheja, është një lloj Nënë Teresa  e Tironës, por edhe për shqiptarēt që vinin e luteshin ngado në Tyrben e Dervish Hatixhes. Dervish Hatixheja,  është nga të rrallat raste në botë të marrë titullin Dervish, një grua. Në vitet 1738-1740 në Tironë ra sëmundja  malaries që po bëntë badërdinë. Njerëzit në lengata plagësh dhe kufoma shtriheshin rrugëve.  Hatixheja, doli rrugëve të Tironës, I mjekonte I merrte në shtëpinë  e saj, aty ku sot është Tyrbja Dervish Hatixhesë, i pastronte dhe mjekonte dhe kufomat që kishin mbushur rrugët i varrosi në  pronat e saj. Pas largimit nga jeta të Dervish Hatixhes, varri në Tyrben e saj, u kthye në vend pelegrinazhi. Misionin e Dervish Hatixhesë e vazhduan Sultana e Rame Skënderi sëbashku me Nënë Rukijen. Unë si njeri qe kam hyrë që femijë në atë shtëpi, si shok dhe mik i djalit të Nënë Rukijes, Shkëlqim Skifteri, kamë arritur të shikoj fytyren e dhe buzëqeshjen hyjnore të Nënë Rames. Kam arritur ti puth duart e bardha të Nënë Rames, qe ishin melhemë për plagët e shpirtit. Kam arritur të njoh e Dyl Skifterin burrin simpatik, i gjatë dhe me një sjellje xhentelmeni, që fatkkeqsisht u largua herët nga jetë. Një burrë qe an  trajtonte ne fëmijëve si shok. Kur këshillonte, nuk urdhëronte, por kishte kujdesje. Nuk dinte kurrë të ngrintë zërin megjithë se kishte një zë të kumbueshëm dhe burrnor, zëri tij vinte si simfoni. Ndërsa Nënë Rukijen e kam përjetuar si Nënën time, në papërtueshmërinë e pritjëve të saj, ne shqetsimet për “marritë” tona. Ajo nuk ishte gjë tjetër vetëm se vazhdimsia më dinjitoze e Dervish Hatixhes, Sulltanes, Rames. Në vitin 1967 regjimi komunist ndalojë besimin fetar dhe shkatërroi kultet e besimit. Burgosi kleriket. Një akt I paprecedente në botë. Regjimi kriminal I Hoxhës e ktheu Tyrben ne zyrë të Frontit Demokratik. Aty nuk arriti të bëhej asnje mbledhje pasi njerëzit nuk shkonin nga që kishin frikë nga ndonjë ndëshkim I Zotit. Kjo kishte ndodhur, njëri nga të frontit qe kishte hipur për të hequr tjegullat e Tyrbes, ra nga çatia dhe ngeli sakat për jetë. Njërezit thonin, vuri dorë ne Teqe! Teqja Dervish Hatixhes, edhe pse feja u ndalua me ligj po ashtu besimi, Teqja e mbajti portën për besimtarët hapur. Njerëzit vinin ilegalisht hynin nga një dhe dilnin të letsuar nga shërbimi i Nënë Rukijes.

Teqja nuk ishte vetëm vend I shërbimit fetar, aty mblidhej gjithë disidenca dhe kundërshtarët e regjimit, pra njëlloj “Klubi Petëf” për qytetarinë rebeluese të Tironës. Nënë Rukija, gjithmonë në shërbim të njerëzve në nevojë. Gjithmonë me ata qe persekutoheshin nga regjimi qe vinin e kerkonin lutjet nga Nënë Rukija, për njerëzit e tyre ne hetusira, burgje e interrnime. Do na mungojë Nënë Rukija! Do ta kujtojmë dhe nuk do ta harrojmë kurrë shërbimin dhe mirsinë e saj. Të qoftë rruga e lehtë në amshimin hyjnor Nona jonë Rukjana, siç të thërrisnimin me ëmbëlsi, Ti që nuk u hidhnove kurrë.

Foto 1-2  Nonë Rukjana. Foto 3 Djali Shkëlqim Skifteri, Nonë Rukjana dhe unë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re