Unifromat blu në Durrës kanë arrestuar një shtetas anglez pasi akuzohet për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”. Mësohet se blutë kanë ndaluar shtetasin me iniciale K. C., i cili po drejtonte mjetin tip “BMW”.

Në kuadër të parandalimit dhe goditjes së krimeve ndërkufitare, Policia dhe Shërbimet e Policisë Kufitare kanë rritur ndjeshëm kontrollet në Portin e qytetit bregdetar. Bashkëpunimi mes DVP Durrës dhe Interpol Tirana, ndaloi mjetin tip “BMW” pasi rezultoi se ishte vjedhur në Angli më datë 28.08.2020.

Njoftimi i Policisë:

Në vijim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Durrës bënë ndalimin e shtetasit anglez K. C., 55 vjeç, për veprën penale “Trafikim i mjeteve motorike”.

/faxweb