Pak ditë më parë eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, denoncoi në profilin e tij në rrjetet sociale një rast të ndodhur në një prej poligonëve të qitjes në kryeqytet. Sipas tij një personazh i njohur i shoëbizit shqiptar, bën qitje duke vendosur në tabelë foton e vjehrrës së saj.

Gjatë ditës së sotme në një intervistë televizive, Karamuço ka dhënë më tepër detaje rreth rastit.

“Personi që vijon me këto lloj sjelljesh duhet të ndalojë…Unë i frekuentoj shpesh këto ambiente, aty kam marrë vesh, që ka pasur një personazh shumë të njohur të showbizz-it. E kam marrë si shaka, por më pas ma ka konfirmuar një gazetare e kronikës. Unë jam shqetësuar shumë.”

Ndërsa kujton atë që ndodhi në Roskovec, Karamuço thotë se problemet në familje nuk duhet t’i marrim si fenomene që shqetësojnë vetëm rrethet tranzitore rurale, por ato fare mirë mund të gjenden mes nesh.

“Merr vesh që në ekranet e Tiranës dalin njerëz që mund të degradojnë në problematika të rënda….Doja të dërgoja një sinjal publik që sytë duhet të kthehen edhe te njëri-tjetri. Të ruajmë njëri-tjetrin që të mos kemi kështu çrregullimesh.”

Sipas tij, rasti në fjalë mund të jetë një formë zbavitjeje, por mund të jetë edhe pasojë e një frustrimi të shtresëzuar nga marrëdhëniet e brendshme që mund të jetë krijuar me bashkëshortin apo familjarët e tij.

“…Kjo kthehet në opsesion… ta shprehësh me armë zjarri është një fazë disi alarmante. Nuk e dallojmë dot më pas nëse kjo qëllon për t’u qetësuar emocionalisht apo qëllon në formë testi që ta provojë në një ambient tjetër.”

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re