Ndër skenat e shumta të ofruara mbi atë çfarë po ndodh në
Francë çdo fundjavë, më specifikisht në Paris, ku “jelekverdhët” që lëshohen
rrugëve marrin përpara gjithçka deri në zjarrvënie, është dhe një sosh që është
bërë virale së fundi.

I përket pasdites së të shtunës, ku pati një ballafaqim të
dhunshëm mes turmave dhe xhandarmërisë.

Protestuesit tentuan të kalojnë një prej urave të Senës, por
aty janë ballafaquar me trupat e xhandarmërisë. Një boksier është shfaqur sakaq
mes “jelekverdhëve” që ka nisur të grushtojë si në ring. Kjo ka bërë që pamjet
të bëhen virale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re