Pavarësisht se  tani e kuptojmë më mire koronavirusin, teorikisht izolimi për të dytën here mund të shamnget, beson virologu i njohur Christian Drosten. Nga ana tjetër zbehen shpresat për një vaksinë.

Virologu i klinikës universitare të Berlinit Charité, Christian Drosten, u jep kurajo gjermanëve. Sipas tij, tani ka një mundësi teorike, që gjermanët t’i bëjnë ballë një vale të dytë të COVID-19, tha shkencëtari.

Tani e njohim më saktë virusin dhe e dimë  më mirë, se si përhapet ai. Sipas Drosten, kjo ndodh nga të infektuarit, që janë përgjegjës për shumë infeksione pasuese. Një zhvillim i tillë i infeksionit mund të kontrollohet më mirë.

Drosten tërhoqi vëmendjen, se megjithatë mbetet e rëndësishme, që një valë e dytë mundt të konstatohet shpejt dhe të ndalet, duke u vetëkarantinuar nëse kemi pasur kontakte me të infektuarit pa i testuar ata fillimisht. Por periudha e karantinës mund të pakësohet dukshëm.  Kështu personat e kontaktit mund të kalojnë vetëm një javë në izolim, sepse periudha e inkubacionit dhe koha, në të cilën virusi kalon tek njeriu, është më e shkurtër nga sa mendohej fillimisht, thotë Drosten.

Në thelb Streeck sheh shanse të mira për ta mbajtur virusin nën kontroll. Një ndër masat kyçe për kufizimin e infeksioneve është ndalimi i eventeve të mëdha.

Si arma kryesore kundër koronavirusit konsiderohet një vaksinë, për të cilën po punohet me intensitet në mbarë botën.

Ndërkohë kanë nisur disa prova vaksinash tek njeriu, por vështirë që vaksina mund të jetë gati brenda këtij viti.

Virologu Streeck dyshon në suksesin e shpejtë të përpjekjeve për gjetjen e vaksinës. Kundër HIV janë konstruktuar mbi 500 vaksina, por asnjëra nuk ka funksionuar. Duhet që të jemi të përgatitur edhe për mundësinë, që nuk mund të gjendet një vaksinë, sugjeron virologu.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re