Java e 4 e janarit ka shënuar një shtim të ndjeshëm të virozave të stinës dhe gripit tek fëmijët e të gjitha grupmoshave.  Mjekja pediatre Sonila Brati, pohon për Euronews se numri i vizitave për një mjek në poliklinikë, ndonjëherë kalon mbi 50.

Ashtu siç edhe është thënë më herët, në qarkullim ka një sërë virozash, ndërsa temperatura e lartë mbetet shqetësimi kryesor.

Mbivendosja e viruseve, bën që kohëzgjatja e sëmundjes te jetë relativisht e gjatë.

Qëndrimi në shtëpi deri në përmirësimin e shëndetit mbetet këshilla kryesore e mjekëve për fëmijët e sëmurë, ndërsa kërkojnë që prindërit të bëjnë kujdes me ekspozimin jashtë dhe mënyrën e të ushqyerit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re