Situata e ngarkuar epidemiologjike ka mbushur plot qendrat shëndetësore në kryeqytet. Fëmijë dhe të vegjël i janë drejtuar mjekëve për ndihmë mjekësore pasi simptomat e gripit duken më agresive, me një temperaturë deri ne 40 aq sa mezi menaxhohet nga antipiretikët.

Mjeket këshillojnë të behën kujdes me temperaturën e lartë duke përdorur antipiretikë, por në dozën e duhur. Java që lamë pas ka shënuar rritje të numrit të nxënësve që mungojnë në shkolla, por dhe prindër që mungojnë në punë, gjë që është reflektuar nga raportet mjekësore që lëshohen nga mjekët.

Situata epidemiologjike në vend është ngarkuar pasi qarkullon jo vetëm gripi i tipit A dhe B, por edhe virusi respirator sinsicail e viroza të tjera, të cilët kanë pothuajse të njëjta simptoma./TCH

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re