Problemet me rrugët e frymëmarrjes po shqetësojnë më shumë fëmijët në këtë fillim viti.

Rreth 270 pacientë të vegjël në ditë kërkojnë ndihmë mjekësore në Urgjencën e Pediatrisë në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë.  Rreth 11% e tyre sipas mjekëve  kanë nevojë për trajtim në spital.

Sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes nisin me të njëjtat shenja, por disa prej tyre çojnë deri në prekje të mushkërive. Prandaj mjekët i bëjnë thirrje prindërve të mos e neglizhojnë kollën tek fëmijët, pasi mund të fshehë probleme serioze.

Bashkëqarkullimi i disa viruseve  si gripi, covid-19, dhe virusi respirator sinsicnial po rëndojnë situatën shëndetësore tek më të vegjlit. Për të përballuar fluksin e pacientëve, 6 qendra shëndetësore në Tiranë  presin urgjencat pediatrike në 24 orë në shtatë ditë të javës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re