LEZHË- Luhatja e temperaturave gjatë muajit janar ka bërë që shumë persona të preken nga gripi stinor. Në spitalin e Lezhës, sipas mjekëve shënohen rreth 40-50 urgjenca mjekësore në ditë, ndërsa të prekura janë grupmosha të ndryshme.

Gazetari i ABCNEWS, Gjergj Figuri thotë se dy javë më parë fluksi i urgjencave ditore ka qenë shumë i lartë dhe në ditë ky numër ka arritur deri në 80.

Mjekët e Spitalit Rajonal të Lezhës thonë se nuk ka pasur raste të infektimeve me COVID-19. Në krahasim me vitet e kaluara, mjekët shprehen se grupi i këtij viti është shoqëruar me temperaturë të lartë, e cila ka pasur raste, që ka zgjatur më shumë se pesë ditë.

“Sipas mjekut Mark Marku nuk ka pasur raste me Covid. Ka pasur probleme sa i takon rritjes së temperaturave në krahasim me një vit më parë.Ka pasur dhe një ndryshim dhe në zgjatjen e temperaturës dhe ka pasur një zgjatje deri në 5 ditë dhe kjo ka bërë që kjo të ketë flukse dhe shtrimet të jenë më të shpeshta. Aktualisht në pediatri janë 20 fëmijë të shtruar dhe dy javë më parë ku numër ka qenë dy herë më i lartë”, raportoi gazetari Figuri/n.m.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re