Gripi dhe virozat e stinës kanë rënduar situatën në spitalin e Kukësit. Sipas bluzave të bardha, numri i vizitave në ditë shkon mbi 100 dhe më të prekurit janë fëmijët.
Sinkron: Janë kryesisht virozat e stinës.

Janë 4 viruse që qarkullojnë, përfshirë Covid. kanë të njjëjtën klinikë. Më së shumti kemi moshat pediatrike, për shkka të organizmit të tyre të brishtë. Në pediatric 80 vizita. Mesatarisht shkon 150 vizita fëmijë dhe të rritur.

Mjeku Emin Ferati apelon qytetarët të tregohen të kujdesshëm. Nëse kolla dhe temperatura zgjat në disa ditë duhet të paraqiten në spital.

Sinkron: I bëjmë thirrje popullatës nëse ka kollë, temperaturë për disa ditë duhet të paraqitet në urgjencë. Për fëmijët është e detyrueshme edhe me 97 të vinë në urgjencë.

Mjeku rekomandon gjithashtu qëndrimin në ambiente të ajrosura dhe konsumimin e sa më shumë lëngjeve./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re