Fluksi i pacientëve të prekur nga virozat në kryeqytet vijon të mbetet në të njëjtin intensitet si javën e kaluar, ndërkohë që qytetarët duket se po ndërgjegjësohen  dhe po drejtohen më së pari te mjeku i familjes.

 

Njerëzit thonë se në qëndrat shëndetësore më pak pacientë në rradhë.

 

Ndërsa personeli i qendrave shëndetësore bën apel që pacientët të drejtohen tek mjeku i familjes, pasi në këtë mënyrë marrin shërbim më të vëmëndshëm dhe shmangin mundësinë e marrjes së infeksioneve në urgjenca ku ka fluks.

 

Vetëm në qendrën shëndetësore nr.3 në kryeqytet e cila është në funksion të 34 mijë banorëve, javën e kaluar janë regjistruar mbi 12 mijë vizita.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re