Virozat e stinës, gripi sezonal por edhe Covid19 kanë shënuar një numër të lartë pacientësh në Urgjencën e Durrësit.

Janë rreth 400 pacientë të rritur të cilët kërkojnë ndihmë mjekësore në ditë, ndërsa mbi 170 pacientë, janë fëmijë në Pediatri.

Mjekët bëjnë apel që pacientët që kanë probleme me shëndetin, fillimisht duhet të paraqiten fillimisht në qendrat shëndetësore të lagjeve e më pas në urgjencë.

“Shumica e pacientëve që kalojnë këtë virozë, u mbetet një kollë në vazhdimësi, por nuk ka pasur probleme serioze. Si gjendje varion deri në 3 ditë”, tha mjeku i Urgjencës së Durrësit.

 

Burimi: balkanweb.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re