Para pak ditësh avokati Altin Goxhaj deklaroi se ishte infektuar me Covid dhe për këtë arsye ndodhej i izoluar në shtëpinë e tij. Ai e kishte marrë virusin nga i ati, i cili ndërroi jetë dy ditë më parë pasi nuk mundi dot ta përballonte sëmundjen.

Ndërkohë, me anë të një postimi në Facebook, Goxhaj bën me dije se pasi ka kryer testin, ka rezultuar negativ për Covid. Ai shton se për shkak të procedurave për pritjen dhe várrimin e të atit, bashkë me të ëmën ishin të detyruar të bënin testin dhe në mënyrë të certifikuar dolën negativë.

” NGA SOT, EDHE “DE JURE” JAM NEGATIV! DMTH S’KAM MË AS VIRUS, ASGJË MË! QUHEM SIPAS STANDARDEVE TË PLANDEMISË “I SHËRUAR” mgjths unë nuk besoj te këto lloj testesh sipas protokolleve globale të OBSHsë.

(Na u desh të bënim testin bashkë me mamanë për proçedurat e pritjes dhe várrimit të babait për nesër në 12:00, dhe dolëm të dy negativë të çertifikuar në mënyrën më shkencore të njohur sipas protokolleve ndërkombëtare që gjths tamponët nuk janë teste por mjete kërkimore.)”, shkruan Goxhaj në reagimin e tij në rrjetet sociale.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re