Infeksioni i virusit Nipah është një “sëmundje zoonotike” e transmetuar nga kafshët si derrat dhe lakuriqët e natës te njerëzit, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Në raste të rënda, infeksioni Nipah mund të rezultojë në encefalit fetal e cila është një gjendje serioze që mund të prekë edhe prek trurin.
Shteti jugor indian, Kerala ka lëshuar alarm, pasi konfirmoi se dy persona kanë vdekur nga virusi i rrallë i quajtur Nipah.
Edhe dy të afërm të një viktime kanë rezultuar pozitiv me virusin dhe po trajtohen në spital, raporton BBC. Ky është rasti i katërt i Nipah në Kerala që nga viti 2018.
Infeksioni i virusit Nipah është një “sëmundje zoonotike” e transmetuar nga kafshët si derrat dhe lakuriqët e natës te njerëzit, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Ajo gjithashtu mund të transmetohet përmes ushqimit të kontaminuar si dhe përmes kontaktit me një person të infektuar.
Njerëzit që e kontraktojnë virusin ndonjëherë nuk shfaqin simptoma të dukshme, ndërsa të tjerët shfaqin shenja të problemeve akute të frymëmarrjes.
Në raste të rënda, infeksioni Nipah mund të rezultojë në encefalit fetal e cila është një gjendje serioze që mund të prekë edhe prek trurin.
Shkalla e vdekshmërisë në mesin e atyre që infektohen me këtë virus është e lartë, pasi nuk ka asnjë ilaç apo vaksinë në dispozicion për të trajtuar infeksionin. Trajtimi është i kufizuar në menaxhimin e simptomave dhe kujdesin mbështetës.
Burimi: Shqiptarja.com