Në një lidhje me “ABC News” mjeku Diamant Shtiza, ka folur për pasojatqë mund të shkaktojë koronavirusi te fëmijët.

Ai theksoi se pavarësisht se nga COVID-19 rrezikohen më shumë personat e moshuar kjo nuk do të thotë se ndaj fëmijëve duhet të tregohemi të pavëmendshëm.

“Rastet fatale ka qenë më të shumtë te të rriturit, por kjo nuk do të thotë që fëmijët duhet të anashkalohen. Ky është një virusi si të gjithë viruset e tjerë dhe mund të prekë organizmat e të gjithë moshave.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=Z-v3ChqTJAM?feature=oembed&w=1200&h=675]

Rastet që janë me probleme kronike gjithmonë ekziston rreziku. Fëmijët që janë me hemodilaizë, me transplante renale janë në kushte të trajtimeve. Fëmijët që kanë imunitet më të ulët në rastin e kontaktin me një person me virus do ti rrezikonte shëndetin.

Këshillojmë që për të gjithë fëmijët të kemi një izolim total, vetëm në raste specifike duhet të paraqiten në spitale për të bërë kontrolle. Fëmijëve që janë me transplant i kemi mundësuar recetat e rimbursuara, në mënyrë që të evitojnë çdo lloj kontakti. Familjarët duhet të shmangin kontaktet me jashtë, të marrin masa të rëndësishme”, u shpreh ai.

Gjithashtu ai theksoi se pacientët e nefrologjisë gëzojnë shëndet të plotë.

“Kemi lajme të mira që pacientët e nefrologjisë gëzojnë shëndet të plotë dhe nuk kemi asnjë të prekur.

Fëmijët janë edhe më delikat, janë krijuar pavione specifike, janë krijuar strukturat e tirazhit për të bërë të mundur një seleksionimim të rasteve.

Sipas informacioneve  duhet të bëjmë seleksionimin e rasteve, dhe rastet e lehta mund të kurohen dhe në kushte shtëpie. Reparti i izolimit është i gatshëm dhe në rast se do jetë nevoja ti shërbejmë”, tha më tej Shtiza/abcnews.al

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re