Një shkencëtar që drejton luftën e Gjermanisë kundër Covid-19 ka paralajmëruar që festat në shtëpi mund të ndalohen për tre vjet sepse virusi ‘nuk po zhduket’. Profesori Hendrik Streeck beson se koronavirusi do të jetë prezent në jetën tonë deri në vitin 2023 pa një vaksinë.

Si rezultat, virologu thotë se festat dhe tubimet e tjera të mëdha do të duhet të ndalen plotësisht për të ulur infeksionet.

‘Ky virus nuk po zhduket. Tani është bërë pjesë e jetës sonë të përditshme. Do të jetë akoma këtu pas tre vjetësh dhe ne duhet të gjejmë një mënyrë për të jetuar me të’, tha ai për Daily Record.

Ai shtoi se një nga mënyrat më të rëndësishme për të mbajtur virusin nën kontroll do të ishte ndalimi i ‘ngjarjeve super-përhapëse’ si festat në shtëpi.

Profesori Streeck tha se një vaksinë që po zhvillohej për virusin ishte ‘e mundshme’, por kishte dyshime se sa kohë do të duhej të ishte në dispozicion.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re