Skip to content

“Virusi Trump” në botën arabe: Edhe Bahreini vendos njohjen e Izraelit!

Pas Izraelit dhe Bahreini kanë rënë dakord të vendosin lidhje diplomatike

Pas Emirateve, eshte Bahreini që vendos të njeh Izraelin, duke u bërë kështu shteti i katërt arab që ec në kundrrarymë me vendet islame karshi shtetit sionist.

Bahreini dhe Izraeli bien dakord të krijojnë lidhje të plota diplomatike, sapo tha Presidenti Donald Trump, duke e përshkruar marrëveshjen si një “moment historik”.

Në një deklaratë të përbashkët, SHBA, Bahreini dhe Izraeli thanë se marrëveshja u arrit pasi Trump zhvilloi bisedime me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe Mbretin e Bahrainit Hamad bin Isa Al Khalifa.

“Ky është një moment historik për paqen e mëtejshme në Lindjen e Mesme,” tha deklarata.

Marrëveshja u nënshkrua pasi Emiratet e Bashkuara Arabe bënë një veprim të ngjashëm muajin e kaluar.

Bahreini do të bashkohet me Izraelin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe në një ceremoni nënshkrimi në Shtëpinë e Bardhë në 15 shtator, u tha Trump gazetarëve.

P.S. Karrikatura e mësipërme i përket qëndrimeve kritike ndaj këtij zhvillimi në botën arabe, ku pretendohet se presioni amerikan po çon në aktin e njohjes së Izraelit.