Dua Lipa, këngëtare e tregut botëror muzikor me origjinë kosovare, morri nënshtetësinë shqiptare në një ceremoni në Presidencë.

Kreu i shtetit Bajram Begaj e cilësoi atë si “shembull për të rinjtë”, sipas tij, ngase ajo kishte ndjekur ëndrrat e saj.

“Është kënaqësi e veçantë që sot presim artisten e madhe Dua Lipa. Them artiste e madhe, por ajo është edhe një vajzë e thjeshtë, që krenarinë më të madhe na e ka dhënë ne, Shqipërisë, Kosovës dhe kudo ku ka shqiptarë nëpër botë. Rinia shqiptare ju ka shembull dhe ju keni treguar se ëndrrat arrihen duke punuar gjithnjë e më shumë.

Ti i ke bërë të gjithë shqiptarët bashkë!

Ndaj kam kënaqësinë t’ju jap shtetësinë shqiptare”, tha Presidenti Begaj, duke e tepruar disi në konsiderata.

Gjithsesi, Dua u shfaq e veshur në marrjen e nënshtetësisë, përkundër prirjes për të qenë e zhveshur dhe jo vetëm në skenë. /tesheshi.com/

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re