Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi tha se do të jetë një vit i rëndësishëm për emergjencat civile. Siç u shpreh Peleshi pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, pritet të jetësohet financimi i qeverisë italiane prej 30 milionë eurosh për emergjencat civile që do të mbështesë strukturat vendore dhe qendrore.

“Është miratuar një projekt vendim që ka lidhje me gjithë masat tona në mbështetje të emergjencave civile. Bëhet fjalë për një fond prej 200 milionë lekësh e thënë ndryshe 2 milionë dollarë, pjesë e paketës prej 20 milionë dollarë që buxheti i këtij viti ka alokuar për emergjencat civile në gjithë vendin.

Ky do jetë vit i rëndësishëm për emergjencat civile. Këtë vit do jetësohet financimi i qeverisë italiane prej 30 milionë eurosh, që do të mbështesë plotësisht bashkitë dhe gjithë sistemin nga niveli vendor deri tek ai qendror për përballimin e emergjencave civile” u shpreh ministri Niko Peleshi.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re