Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ky është viti më i errët në 30 vite në Shqipëri, pasi sipas tij, pavarësisht pandemisë, mafia në bashkëpunim me qeverinë vazhdon të vjedhë taksat e shqiptarëve.

Sipas tij, me ligjin antimafia do të vihen përpara drejtësisë të gjithë ata që kanë kryer koncesione korruptive.

“Ne kemi gati ligjin antimafia që të trajtohen tenderat dhe konsesionet korruptive. Do të jenë zyrtarët e çdo niveli nga i pari tek i fundit që është përfshirë në kontratat abuzive. Po kështu edhe personat dhe kompanitë private që janë përfitues abuziv të fondeve financiare.

Qëllimi përfundimtar i ligjit është që qytetarëve t’u kthehen paratë. Ne në vite të errëta jemi. Vit më errët se sa ky ku në kohën e pandemisë, mafia vjedh me qeverinë vjedh paratë e taksapaguesve, në 30 vite nuk kemi patur. Nuk kanë frikë as nga SPAK dhe kjo është një shenjë shumë e keqe për SPAK-un. Këto janë vite të errëta”- tha Basha në Euronews Albania.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re